– “Ç’është me ata që nuk besojnë, (ata) që pandërprerë zgjasin shikimet drejt teje e që sorollaten në grupe, djathtas e majtas teje?” – Kuptimi: Ç’është me mohuesit, të cilët ngulin shikimet drejt teje?! Ç’është me ta, që grupohen majtas dhe djathtas teje dhe të vështrojnë ngultas?! Ata shpërfillin ftesën tënde dhe vetëkënaqen me atë rrugë që kanë zgjedhur për veten e tyre.