Select Page

– “Mos vallë, ai ka njohuri për të fshehtën dhe e sheh atë?” – A e shikojnë ata të fshehtën apo thjesht shpifin për Allahun, duke thënë gjëra për të cilat nuk kanë asnjë dijeni? Është Allahu i Lartësuar që pastron ata që Ai dëshiron dhe askush nuk mund ta dijë të fshehtën e Tij. Këta të mjerë bëjnë dy të këqija: jo vetëm që nuk i binden Zotit, por edhe mburren se janë të pastër e të devotshëm.