Select Page

“Mos u tregoni të dobët e të kërkoni paqe, kur ju jeni më të lartët dhe Allahu është me ju! Ai (Allahu) nuk do t’jua pakësojë kurrë (shpërblimin për) veprat tuaja.” – Mos u tregoni të pafuqishëm në luftën kundër armiqve tuaj! Mos u frikësoni, por bëhuni durimtarë dhe qëndroni të patundur! Vazhdimisht përgatituni për luftë dhe vështirësi, por bëjeni këtë me qëllimin për të kënaqur Zotin tuaj, në ndihmë të Islamit, si dhe për të poshtëruar Shejtanin!

Mos kërkoni paqëtim me qafirët, thjesht për të rënë rehat, sepse ju jeni më të lartët dhe Allahu është me ju! Ai kurrë nuk ka për t’jua cenuar shpërblimin dhe rezultatet e përpjekjeve tuaja. Këtu renditen tri arsye të forta, të cilat duhet patjetër t’i motivojnë besimtarët për të qenë të duruar dhe të qëndrueshëm:

1. Ata janë më të lartët. Kjo do të thotë që ata i plotësojnë të parët kushtet e fitores dhe të marrjes së premtimit të Allahut. Njeriu ndihet më i ulët se armiku i tij jo vetëm kur është më poshtë në numër, në përgatitje e mjete se ai, por edhe kur është më i dobët në forcën shpirtërore.

2. Allahu është me ata. Allahu është me besimtarët, duke i ndihmuar, forcuar dhe duke u dhënë fitoren. Ky fakt i fuqizon zemrat e tyre dhe i bën të ndihen superiorë mbi armiqtë.

3. Allahu nuk i pakëson aspak veprat dhe përpjekjet e tyre. Ai jo vetëm që do t’ua dhurojë të plotë shpërblimin që meritojnë, por do t’ua shtojë atë edhe më shumë, nga mirësia dhe bujaria e Tij. Në mënyrë shumë të veçantë, Ai shpërblen adhurimin që quhet xhihad, sepse çdo shpenzim për të shpërblehet deri në shtatëqindfish e më shumë. I Lartësuari thotë: “O ju që keni besuar! Jini të devotshëm ndaj Allahut dhe jini gjithmonë me ata që janë të drejtë (në fjalë dhe në vepra)!

Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut – të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira. Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve.

Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut – të vogël ose të madh – dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre.” [Teube 119 – 121]. Atëherë, kur robi sigurohet se Allahu i Madhëruar nuk do t’ia çojë kot luftën dhe përpjekjet e tij, kjo ia shton vullnetin dhe forcat për ta kryer sa më mirë çdo lloj detyrimi. Po nëse bashkohen të tria arsyet e mësipërme? Pa dyshim, ato ia forcojnë vullnetin dhe aktivitetin, duke i bërë të pathyeshëm. Kështu, Allahu i Madhëruar i gjallëron dhe i forcon shpirtërisht besimtarët, për t’u bërë të durueshëm dhe të qëndrueshëm në çdo rrugë që sjell suksesin e tyre.