Select Page

I Plotfuqishmi i paralajmëron njerëzit e xhindët për dy forma të ndëshkimit: “shuadhun min-nari” – “flakë të pastra zjarri” dhe “nuhasun” – “tym i përzier me zjarr”, pra, një tym i nxehtë e përvëlues. (Nuk është çudi që “nuhasun” të vijë edhe me kuptimin “plumb i shkrirë”.) Këto dy lloje ndëshkimi ju kërcënojnë, o njerëz e xhindë! Zjarri dhe tymi do t’ju rrethojnë dhe nuk do të gjeni ndihmë e shpëtim nga askush, veç Zotit.  Edhe kërcënimet e Allahut ndaj robërve  janë mirësi e madhe e Tij, sepse nëpërmjet tyre Ai i udhëzon dhe kthen ata në rrugën e drejtë. Prandaj i Lartësuari thotë përsëri, për të nxitur mirënjohjen e tyre: “Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?