– “Ata që polemizojnë rreth argumenteve të Allahut duke mos pasur asnjë fakt …” – Argumentet e Zotit ndajnë të vërtetën nga e kota. Ato janë të qarta si drita e diellit. Megjithatë, ata e refuzojnë të vërtetën dhe polemizojnë kundër saj, thjesht dhe vetëm për ta hedhur poshtë atë. Ata veprojnë kështu, edhe pse nuk kanë asnjë argument e asnjë fakt mbështetës për mendimin që mbrojnë. Kjo është cilësi e përhershme e të gjithë atyre që polemizojnë kundër fesë së Zotit. Ata asnjëherë nuk kanë fakte apo argumente ku të mbështeten, sepse të vërtetën nuk mund ta kundërshtojë asgjë.
– “… ata janë shumë të urryer për Allahun dhe për besimtarët.” – Hedhja poshtë e të vërtetës nëpërmjet të kotës është shumë e urryer për Allahun dhe për besimtarët. Urrejtja e Allahut për këta lloj njerëzish është shumë e madhe, sepse ata kanë kryer tre krime, njëri më i shëmtuar se tjetri: kanë refuzuar të vërtetën, kanë trumbetuar të kotën dhe kanë pretenduar se ajo është e vërteta e Zotit, duke shpifur kështu ndaj Zotit. Çdokush që ka të tilla cilësi është i urryer te Zoti. Sigurisht, edhe besimtarët, që janë të zgjedhurit e Zotit të Lartësuar, i urrejnë të tillë njerëz, ashtu sikurse Zoti i tyre. Urrejtja për kriminelët dëshmon për ligësinë e madhe të veprave që ata kryejnë.
– “Kështu e vulos Allahu çdo zemër mendjemadhi e keqbërësi.” – Ashtu sikurse ua vulosi zemrat Faraonit dhe palës së tij, ashtu ua vulos zemrat Allahu çdo mohuesi mendjemadh e të padrejtë. Këtu përmenden dy cilësi të qafirëve që u vulosen zemrat: së pari, ata janë mendjemëdhenj, që nuk pyesin për të vërtetën, por e mohojnë atë dhe, së dyti, janë të padrejtë ndaj të tjerëve, duke i përçmuar dhe duke u bërë padrejtësi atyre. Duke kundërshtuar Musain dhe duke e refuzuar ftesën e tij për të pranuar Zotin e botëve, i cili qëndron mbi Arsh dhe sundon mbi të gjitha krijesat e Tij, Faraoni i drejtohet Hamanit dhe i thotë: