– “Allahu do t’i falë ata për të këqijat (gjynahet) që kanë bërë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira) që kanë bërë.“ – Veprat e njeriut janë tre llojesh: të këqija, të mira ose as të mira e as të këqija. Në llojin e fundit bëjnë pjesë të lejuarat ose ato vepra për të cilat nuk merr as shpërblim e as ndëshkim. Në punët e këqija bëjnë pjesë të gjitha llojet e gjynaheve, ndërsa si vepra të mira konsiderohen të gjitha ato që kryhen në bindje ndaj Allahut. Me këtë shtjellim, ajeti kuptohet më mirë.
Kështu, ajeti: “Allahu do t’i falë ata për të këqijat që kanë bërë…”, domethënë, që Allahu do t’ua falë dhe mbulojë gjynahet e vogla, për shkak të punëve të mira dhe përpjekjeve për të qenë të devotshëm. Kurse: “… do t’u japë shpërblimet më të mira për ato që kanë bërë”, domethënë që do t’i shpërblejë për të gjitha punët e mira që kanë kryer në bindje ndaj Allahut. Në një ajet tjetër thuhet: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40].