– “Këshilla ime nuk ka për t’ju bërë dobi, edhe pse dua shumë t’ju këshilloj, nëse Allahu dëshiron t’ju lërë në humbje.” – Kuptojeni mirë se udhëzimi është tërësisht në dorën e Allahut.
Nëse Ai, për shkak të refuzimit tuaj të padrejtë të së vërtetës, dëshiron t’ju lërë në humbje, përpjekjet e mia për t’ju këshilluar e qortuar nuk kanë për të sjellë ndonjë dobi. Edhe sikur të përdorja format më të fuqishme të këshillës, – që në fakt ai e bëri, – kjo nuk do t’ju sillte asnjë dobi. Dijeni, o të mjerë, se:
– “Ai është Zoti juaj dhe vetëm tek Ai ju do të ktheheni.” – Ai është Krijuesi juaj dhe vepron me ju ashtu si dëshiron, me urtësinë dhe drejtësinë e Tij. Asnjëherë mos e harroni se ju do të ktheheni tek Ai, i Cili do t’ju shpërblejë sipas veprave tuaja. Prandaj nxitoni të pranoni ftesën e Zotit dhe të jetoni sipas saj, para se të jetë shumë vonë!