– “Dhe atë ditë ata do të jenë në dënim të gjithë bashkë. Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit.“ – Ditën e Kijametit ju do të ndëshkoheni të gjithë, edhe pse, në varësi të padrejtësive e gjynaheve, do të ketë ndonjë ndryshim mes jush. Ashtu si në dynja i bashkonte kufri, po kështu edhe në ahiret do të jenë bashkë, në dënimin e Zotit. Ky është një rregull i pandryshueshëm për të padrejtët: “Ja, kështu bëjmë Ne me keqbërësit.” Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se padrejtësitë e tyre kaluan çdo kufi: