– “Hyni (në Xhenet) në paqe dhe të sigurt!” – Hyni të shoqëruar me paqe dhe të ruajtur nga çdo gjë e keqe. Atje do të jeni të sigurt nga çdo gjë që i frikësoheni. Atje nuk do të kenë fund mirësitë dhe lumturia juaj, nuk do të ketë lodhje, trishtim dhe asnjë lloj shqetësimi për ju.
– “Kjo është dita e përjetësisë.” – Kjo është dita pas së cilës nuk ka vdekje, nuk ka fund dhe as mundime dhe trishtime për të devotshmit.