– ”Dhe Ne kemi bërë në të kopshte hurmash e rrushi dhe bëjmë që të shpërthejmë burime (uji).” – Jo vetëm kaq, por Ai bëri që uji të mos humbasë nëpër kopshte, por të krijohen e të rrjedhin lumenj dhe të dalin burime të shumta uji në shërbimin tuaj. Allahu i bëri ato kopshte e pemë për dobinë dhe shërbimin tuaj.