Select Page

Dhe ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu që na i largoi të gjitha brengat! Kjo përfshin çdo lloj trishtimi, pakënaqësie dhe mërzie. Shkaqet e mërzisë e trishtimit mund të jenë të shumta në këtë dynja. Dikush trishtohet për pamjen e tij jo të bukur, dikush për ushqimin dhe pijen e tij, dikush për privimin nga disa kënaqësi etj.

Ndërsa në Xhenet kurrë nuk kanë për t’i ndjerë këto trishtime, sepse ato janë në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, kanë ushqimet dhe pijet më të mrekullueshme. Lumturia që përjetojnë është e përkryer, sepse kanë çdo gjë që dëshirojnë. Gjithashtu, përjetimet e tyre në Xhenet janë të përjetshme dhe kurrë nuk frikësohen se mund t’u largohen. Madje, mirësitë gjithmonë u shtohen, dhe kjo do të zgjasë përjetësisht.

Zoti ynë është Falës i Madh dhe shumë Mirënjohës.”. – Ai i fali dhe i mbuloi këto gabime me faljen e Tij të gjerë. Allahu është El Shekur, pra, Mirënjohësi, sepse i pranon ato pak të mira që ne bëjmë dhe i shumëfishon ato. Ai na jep nga mirësitë dhe bujaria e Tij shumë më tepër sesa mund të shpresonim apo të arrinim me veprat tona. Me faljen e Tij, njerëzit shpëtojnë nga çdo fatkeqësi dhe frikë, ndërsa me bujarinë dhe mirënjohjen e Tij, ata arrijnë çdo të mirë.