Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së idhujtarëve, të cilët mohuan Profetin. Gjendja dhe përfundimi i tyre do të jetë shumë e keqe.
– “Ata që do të tubohen me fytyrat e tyre përmbys në Xhehenem, …“ – Kjo është pamja më e tmerrshme dhe e shëmtuar. Është shumë e frikshme kur të shohësh melekët që t’i tërheqin zvarë për fytyre dhe t’i flakin në Xhehenem, ku janë mbledhur të gjitha llojet e dënimeve dhe vuajtjeve.
– “… pikërisht atyre u përket vendi më i keq, dhe mu ata janë më të humburit nga Rruga e Drejtë.“ – Këta do të jenë në gjendje shumë të keqe, ndryshe nga ata të cilët besojnë Allahun dhe i pranojnë profetët e Tij. Ata kanë humbur rrugën, ndryshe nga besimtarët, të cilët do të jenë në një vend të mirë, ku do të qetësohen dhe kënaqen me shpërblimin e Zotit. Besimtarët e mirë udhëzohen në rrugën e drejtë në jetën e dynjasë, ndërsa në ahiret Zoti do t’i udhëzojë drejt Xhenetit të përjetësisë dhe mirësisë.