Select Page

  “… që i është druajtur të Gjithëmëshirshmit edhe atëherë kur nuk e shihte kush…”El hashjetu është droja e bazuar në dijen e plotë rreth Allahut, e cila është e shoqëruar me shpresën për mëshirën e Tij. Pra, ata e kanë patur frikë Zotin e tyre, sepse e njihnin Atë saktësisht, përmes burimeve të sakta të diturisë rreth Tij,  por frika e tyre ishte e përzier me një shpresë të madhe për mëshirën, faljen dhe shpërblimin e të Gjithëmëshirshmit.

Por këtu duhet theksuar një tipar shumë i rëndësishëm: ata kanë patur frikë Allahun jo vetëm haptazi, por edhe kur njerëzit e tjerë nuk i shihnin. Kjo është el hashjetu e vërtetë, sepse ai që tregohet se e ka frikë Zotin vetëm në prani të njerëzve, ai nuk është i sinqertë, dhe këtë mund ta bëjë për famë dhe dukje.

Ky ishte njëri nga kuptimet e ajetit. Ndërsa kuptimi tjetër është: “…ai që i është druajtur të Gjithëmëshirshmit fshehtazi”, pra, që e besoi dhe e pati frikë Zotin, edhe pse nuk e pa Atë haptazi në dynja. Ai e besoi Allahun sikurse besoi në çdo gjë të fshehtë, që nuk e sheh haptazi.

– “… dhe që është kthyer tek Allahu me zemër të penduar.” – Cilësi tjetër e tyre është që kthehen gjithmonë me pendesë, bindje dhe përunjësi tek Allahu i Madhëruar. Ata i shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për të kënaqur Zotin. Këtyre robërve  të devotshëm dhe vepërmirë u thuh