– “Ai hedh shkëndija të mëdha, sa një kështjellë, që duken sikur të ishin deve të verdha!” – Devetë e verdha kanë, në fakt, një ngjyrë të verdhë të errët. Kjo tregon se edhe zjarri i Xhehenemit është i errët. Kështu janë flakët, thëngjijtë dhe shkëndijat e tij. Ai ka pamje të tmerrshme dhe nxehtësi të llahtarshme. Unë lus Allahun të na ruajë nga ky zjarr dhe nga veprat që të çojnë në të!