Select Page

“Por, kur të vijë Ushtima, …” – Kur të dëgjohet ushtima e Kijametit, nga zhurma e së cilës buçasin veshët dhe tronditen shpirtrat, atë ditë njerëzit do të shohin tmerrin me sy. Frika do të jetë shumë e madhe dhe çdokush do të dëshironte që të kishte qoftë edhe një vepër të mirë, sado e vogël qoftë ajo, për t’i shpëtuar dënimit të asaj dite të vështirë.