– ”Kur njerëzit i prek ndonjë e keqe, ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij.” – Kur ata i kap ndonjë sëmundje, frikë, humbje pasurie etj., ata me përulje i luten Zotit të tyre, duke iu drejtuar vetëm Atij. Ata i harrojnë idhujt e tyre, sepse e dinë mirë se fatkeqësitë i largon veçse Allahu.
– ”Por kur Allahu u jep atyre nga të mirat e Tij, disa prej tyre i përshkruajnë shok Atij.” – Pasi Ai i shëron nga sëmundja, ia largon frikën e fatkeqësinë, atëherë disa prej tyre i përshkruajnë shok Allahut. Kështu e shikojnë ata kthimin te Zoti. Ata i kthehen përsëri shirkut dhe i përkushtohen atyre lidhjeve që nuk kanë në dorë asgjë, as të largojnë fatkeqësi e as të sjellin mirësi, as të shpëtojnë nga varfëria apo të dhurojnë pasuri.