Select Page

Ju përfitoni nga ato (kafshët e shenjuara për kurban) për një kohë të caktuar, e vendi i i kurbanit është afër shtëpisë së lashtë. – Nga kafshët që keni zgjedhur për kurban, qofshin ato deve apo dele, ju keni shumë dobi, sepse i shfrytëzoni e përfitoni prej tyre deri në kohën kur i bëni kurban. Ju mund t’i përdorni ato si kafshë shpine dhe për qumësht, pa i dëmtuar  si kafshë kurbani. Kur shkojnë në vendin e caktuar për kurban, ato theren. Vendi ku bëhet kurbani është një vend i shenjtë, si Minaja etj. Pasi bëhen kurbanet, besimtarët hanë vetë prej mishit të tyre dhe dhurojnë ose ushqejnë me të nevojtarët dhe të varfërit.