– “Ja, i tillë do të jetë dënimi.” – Ky është ndëshkimi në këtë jetë për këdo që kryen të tilla vepra. Allahu i Lartësuar e privon robin nga ato të mira me të cilat e ka kaluar kufirin dhe është treguar i pabindur, duke i dhënë përparësi kësaj jete kundrejt kënaqësisë së Allahut dhe jetës tjetër. Le ta dijë çdokush që i ka këto cilësi, se Allahu i Lartësuar mund t’ia largojë nga duart e tij ato pasuri e të mira që i zotëron pikërisht në momentet kur ai do të jetë tejet i nevojshëm për to.
– “Ndërsa në botën tjetër, dënimi do të jetë shumë më i ashpër, sikur ta kuptonin!” – Duhet të kujtoni gjithashtu edhe diçka tjetër: ndëshkimi i ahiretit është më i madh se ai i kësaj dynjaje. Nëse jeni të sigurt rreth kësaj çështeje, pa dyshim do të tregoheni shumë të kujdesshëm, që të shpëtoni nga ndëshkimi.