– ”Argument për ata është toka e vdekur, kur Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat nga të cilët ju hani.” – Argument për vërtetësinë e ringjalljes pas vdekjes dhe daljen para Zotit për t’u shpërblyer për veprat e kryera është edhe një tokë e mbetur shkretë, të cilën Zoti e ringjall dhe e bën të gëlojë plot jetë, pasi i lëshon shiun nga qielli. Kur shiu bie mbi atë tokë: “Ne i japim jetë dhe bëhen drithërat nga të cilët ju hani.” Toka lulëzon, sepse në të mbin çdo lloj bime, me të cilat ushqeheni ju dhe kafshët tuaja. Më pas, uji shpërndahet në kopshte, duke sjellë jetë e gjallëri dhe duke bërë të rriten pemë me fruta të shumta. Mes këtyre frutave, Allahu përmend hurmat e palmave dhe rrushin, si dy nga pemët më të begatshme dhe më të dobishme.