Select Page

Ai e krijoi për ju Diellin dhë Hënën, që vazhdimisht lëvizin, dhe bëri për ju natën dhe ditën.” – Dielli dhe Hëna kurrë nuk lodhen me lëvizjen e tyre dhe nuk mbeten pas, por janë të nënshtruar e në dobinë tuaj. Përmes fazave të tyre, ju llogarisni kohën. Ata janë në shërbimin tuaj, të kafshëve tuaja, bimësisë dhe frutave për ju. Allahu i Madhëruar përshtati për ju natën dhe ditën. Natën e bëri që të qetësoheni dhe të mblidhni forcat, ndërsa ditën e bëri të shndritshme dhe plot gjallëri, që ju të kërkoni nga mirësitë e Tij.