– “Vallë, mendja e tyre po i detyron, apo janë njerëz pa fre?” – Mos është mendja e tyre ajo që i shtyn ata të mohojnë dhe të shpifin këto gjëra për Profetin? Sa të këqija janë këto mendje, të cilat i japin përparësi të kotës dhe gënjeshtrës, që ka një fund të tmerrshëm! Ato e konsiderojnë si të çmendur njeriun më të plotë dhe më të përkryer, ndërsa të vërtetën e pamohueshme e konsiderojnë si gënjeshtrën më të madhe.
Edhe më budallenjtë do t’i refuzonin të tilla mendje. Vallë, ishin mendjet e tyre që i çuan në atë gjendje? Apo ata ishin zullumqarë që nuk kishin kufi? Kjo është e vërteta. Kalimi i kufijve nga ana e tyre nuk kishte të mbaruar. Shfrenimi i tyre ishte i papërmbajtur, ndaj të mos të duket çudi asnjë fjalë dhe vepër e tyre.