Select Page

– “… Si furnizim për ju dhe për bagëtinë tuaj.” – Allahu i Lartësuar i krijoi dhe i nënshtroi ato për ne. Çdokush që vështron dhe mendon për këto mirësi do të arrijë në përfundimin se mirënjohja ndaj Zotit është e detyrueshme dhe do të përpiqet maksimalisht për t’u kthyer tek Ai i penduar dhe i bindur. Meditimi mbi mirësitë e Zotit ndihmon për të qenë të bindur ndaj porosive të Tij dhe për të besuar fjalën e Tij.