Select Page

– “Përjashtohen edhe ata të cilët janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.” – Ata janë shumë të kujdesshëm për t’i plotësuar këto gjëra, duke mos u treguar kurrë neglizhentë ndaj tyre. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e amaneteve të marra dhe premtimeve që robi i ka dhënë Zotit të tij, për të cilët do të mbajë përgjegjësi. Ata që janë besimtarë nuk i harrojnë kurrë këto premtime dhe amanete.

Gjithashtu, robi mund të marrë e japë premtime dhe amanete edhe me njerëzit e tjerë, në lidhje me pasurinë ose me çështje të tjera. Për çdo premtim dhe amanet, njeriu do të merret në përgjegjësi dhe do të pyetet nga Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë: a i plotësoi ato, apo i shkeli?