– “Pastaj lidheni me një zinxhir të gjatë shtatëdhjetë kutë!” – Lidheni atë me një prej zinxhirëve të nxehtë të Xhehenemit. Në fakt, fjala ‘feslukûh’ do të thotë: Le ta përshkojë ky zinxhir trupin e tij, duke iu futur nga prapa dhe duke i dalë nga goja, dhe pastaj të lidhet e shtrëngohet rreth tij. Kështu do të vazhdojë të vuajë me turp këtë ndëshkim poshtërues. Le ta kujtojmë shkakun që do t’i çojë në këtë gjendje, në mënyrë që edhe ne të ruhemi prej saj: