– “Ne, me dije të plotë, i zgjodhëm ata ndër popujt e tjerë …” – Allahu i Madhëruar na tregon se Ai i përzgjodhi dhe i dalloi bijtë e Israilit mbi të tjerët, me diturinë e Tij të plotë rreth tyre, dhe për faktin se ata e merituan një dallim të tillë. Ai i dalloi mbi njerëzit e tjerë të asaj kohe dhe të kohëve para e pas tyre. Kështu vazhdoi, derisa Allahu solli ymetin më të zgjedhur, në mënyrë të padiskutueshme, ymetin e Muhamedit (a.s.).
Ky popull i kohës së fundit do të jetë populli më i zgjedhur i të gjitha kohëve, deri në Ditën e Gjykimit. Ata do të jenë populli më i mirë i nxjerrë për të mirën e njerëzimit, popull të cilit Zoti i ka dhuruar mirësi dhe begati, që nuk ua ka dhënë askujt prej popujve të tjerë të historisë njerëzore.