– “Ndër Shenjat e Tij janë edhe anijet, të cilat lundrojnë në det dhe ngjajnë me malet.” – Shenja që dëshmojnë mëshirën e madhe të Allahut të Lartësuar për njerëzit janë edhe ligjet e fizikës, që Ai ka krijuar në gjithësi, të cilat njerëzit i shfrytëzojnë për nevojat e tyre në këtë botë. Këtu futen anijet e mëdha, që duken si male të larta në mes detit, sepse janë pikërisht ligjet e mrekullueshme të fizikës, – të cilat Allahu i ka bërë të tilla, – që i mbajnë anijet e mëdha mbi valët e detit. Pastaj, nëpërmjet tyre, njerëzit transportojnë gjithçka që dëshirojnë nëpër vende të largëta. Është Allahu që mundëson funksionimin e anijeve dhe që ua lehtëson lëvizjen atyre, pasi, në të kundërt: