– “Kur ktheheshin në familjet e veta, ata ishin të kënaqur. Kur i shihnin, thonin: “Me të vërtetë, këta janë të humbur!”” – Kur ktheheshin pranë familjeve tyre, në mëngjes ose në mbrëmje, ata ishin të gëzuar dhe të fryrë me mendjemadhësinë e tyre. Ky ishte një nivel shumë i frikshëm vetëkënaqësie dhe vetëmashtrimi. Ata jo vetëm që kryenin vepra të ulëta dhe të këqija, por ishin fare të qetë për këtë, a thua se kërcënimi i Zotit nuk ekzistonte. A thua se Zoti u kishte premtuar se do të ishin të shpëtuar dhe të lumtur. Ata ishin aq arrogantë, sa deklaronin se ishin ata të udhëzuarit në udhë të drejtë, ndërsa besimtarët ishin njerëz të humbur dhe larg realitetit të jetës. Ky pretendim sigurisht që konsiderohet si shpifje dhe si e folur pa dije rreth Zotit. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë: