– ”Dhe secili prej tyre – të gjithë do të sillen para Nesh (për gjykim).” – Të gjithë do të qëndrojnë përpara Zotit, që Ai të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, që nuk bën dhe nuk lejon asnjë padrejtësi, as sa një grimcë: “S’ka dyshim se Allahu nuk bën padrejtësi as sa një grimcë. Nëse është vepër e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe dhuron shpërblim të madh nga ana e Tij.” [Nisa 40].