– ”Dhe Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt.” – E bëmë si mburojë për tokën, në të cilën ju jetoni. Qielli është i siguruar dhe nuk bie poshtë, siç thotë Zoti: “Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos bien, e nëse bien, s’ka kush veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Dashur dhe Falës i Madh.” [Fatir 41]. Por qielli është i ruajtur edhe nga shejtanët, që ata të mos depërtojnë në të, për të dëgjuar lajmet qiellore.
– ”Megjithatë, ata u kthejnë shpinën Shenjave që këto objekte tregojnë.” – Ata janë të pavëmendshëm, madje të shkujdesur dhe në gjumë. Ata janë të painteresuar për të gjitha shenjat madhështore të Zotit në qiell.