– “Betohem në Hënën, Edhe në natën, kur ajo tërhiqet, Edhe në agimin, kur ai shkrep, …” – Allahu i Madhëruar betohet në Hënën, kur ajo është e plotë, betohet në natën, kur ajo largohet e ia lë vendin ditës, dhe në agimin, kur ai çel. Këto janë betime të rëndësishme në disa krijesa të mrekullueshme, të cilat janë shenja madhështore të Allahut të Lartësuar 195.
Ato dëshmojnë për pushtetin e urtësinë e Tij të plotë e absolute, tregojnë për sundimin dhe mbretërimin e Tij të gjerë, për mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, si edhe për diturinë e Tij të madhe dhe të pakufishme. Po përse betohet i Madhëruari? Ai thotë:
195 Allahu i madhëruar betohet në krijest e Tij ndërsa krijesat nuk lejohet të betohen veçse për Allahun zotin e tyre.