– “Tani, urdhri i Zotit tonë kundër nesh është përmbushur …“ – Tashmë, vendimi i Zotit është i pakthyeshëm si për ne, edhe për ju.
– “dhe ne duhet të shijojmë dënimin (e merituar).“ – Ne të gjithë do të shijojmë dënimin. Mbi ne po zbatohet gjykimi i Zotit tonë dhe tani, si ne, edhe ju do të shijojmë dënimin, pa përjashtim.