Select Page

Pasi tregoi përfundimin e të dëshpëruarve, Allahu i Lartësuar vijon me premtimet për të devotshmit:

– “S’ka dyshim se të devotshmit do të kenë shpërblime të mëdha, …” – Atyre të cilët pajisen në këtë dynja me cilësinë e takua-s, Allahu i Lartësuar u premton mefâzâ-n, pra, shpëtimin nga Zjarri dhe çdo e keqe në dynja dhe në ahiret, si dhe arritjen e çdo të mire që shpresojnë në të dyja jetët. Por kjo është e kushtëzuar me takua-n.

Takua është mbrojtja nga dënimi dhe zemërimi i Allahut duke kryer urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, i motivuar nga dashuria për Të dhe madhërimi i Tij. Kështu, të gjithë ata që i përkushtohen Atij me bindje dhe nënshtrim, që i largohen çdo gjëje të cilën Ai e ka ndaluar, do të jenë të shpëtuar nga Zjarri dhe do të shpërblehen me mirësi të shumta. Prej mirësive që i presin këta fatlumë, i Lartësuari na tregon: