– “Ne i shpëtuam bijtë e Israilit prej dënimit poshtërues, Prej Faraonit, …” – Allahu i Madhëruar i shpëtoi ata nga vuajtja dhe poshtërimi, që Faraoni dhe pala e tij u bënë, duke u vrarë fëmijët meshkuj dhe duke ua lënë femrat të gjalla.
– “…i cili qe mizor dhe i shfrenuar.” – Faraoni ishte një arrogant i mbushur me padrejtësi. Ai e kishte tepruar duke shkelur kufijtë e Zotit.