– “Pastaj (mohuesit kurejshë) thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur’an një njeriu të madh (me famë) në këto dy qytete (Meke dhe Taif)?!”” – Kjo ishte kërkesa që parashtruan ata, me mendjet e tyre të prishura. Përse, pra, të mos i zbriste Kur’ani një njeriu me reputacion, që – sipas përcaktimit të tyre – duhej të ishte i pasur, i respektuar dhe zulmëmadh për banorët e qyteteve Mekë dhe Taif, si për shembull, Uelid Ibn Mugira apo ndonjë tjetër, që i përkiste parisë së tyre të respektuar. Por Allahu i Madhëruar, duke kundërshtuar këtë propozim të tyre të padrejtë, thotë: