Select Page

– “Nuk po ju them se tek unë gjenden depot e Allahut, as se unë di të fshehtën,”” – Unë nuk pretendoj asgjë nga këto. E shumta që ju them është se unë jam i Dërguari i Allahut, si përgëzues e si qortues për ju. Unë nuk kam nën kontroll asgjë. Depot e mirësive të Allahut nuk janë në administrimin tim. Nuk është në dorën time që t’i jap kujt të dua dhe të privoj kë të dua. Unë as nuk pretendoj se e di të fshehtën, që të mund t’ju njoftoj rreth të fshehtave e sekreteve tuaja.

– “as nuk po ju them se unë jam melek.” – Kuptimi: Unë nuk pretendoj ndonjë gradë mbi atë që jam në të vërtetë. Unë jam thjesht ai që Zoti më ka përcaktuar: jam një rob adhurues dhe profet i dërguar prej Tij. Unë nuk mund të gjykoj mbi njerëzit thjesht sipas mendjes sime.

– “Unë nuk kam për t’u thënë atyre, të cilët sytë tuaj i nënçmojnë se Allahu nuk ka për t’u dhuruar asnjë të mirë.” – Besimtarëve të dobët e të varfër, të cilët paria e pasur mohuese i nënçmon, unë kurrë nuk mund t’u them: “Allahu nuk ka për t’u dhuruar asnjë të mirë.”

– “Allahu e di më mirë se ç’kanë ata në shpirt.” – Mesazhi është i njëjtë edhe për ta: Nëse jeni të sinqertë në besimin tuaj, do të keni mirësi e begati të shumta. Por nëse nuk jeni të tillë, dijeni se llogaria juaj është tek Allahu i Madhëruar.

– “Po ta bëja këtë unë do të isha i padrejtë.” – Nëse unë do t’u thoja atyre diçka nënçmuese, do të bëhesha njeri i padrejtë. Këto fjalë shërbenin si sqarim përfundimtar për parinë mohuese të popullit të Profetit, që as të mos e mendonin se ai do t’i largonte nga tubimet e tij të varfërit dhe njerëzit e thjeshtë. Ai kurrsesi nuk do t’i urrente e dëbonte besimtarët dhe kjo do të ngulitej thellë në mendjet e parisë mosbesimtare.

Këto fjalë ishin tepër bindëse dhe të mjaftueshme për ata që mendonin drejt dhe me urtësi. Kur paria e popullit e kuptuan se ai kurrë nuk do t’i përgjigjej propozimit të tyre dhe kështu nuk do ta arrinin qëllimin, i thanë: