Select Page

– “Ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj – ata janë të shfrenuarit.” – Por ata që e teprojnë dhe kërkojnë të kënaqin dëshirat e tyre përtej këtij kufiri, pra, përtej grave dhe robëreshave, ata konsiderohen si të shfrenuar, që e kalojnë cakun e Zotit. Ky ajet është tregues i ndalimit të martesës së përkohshme (el mut’ate) me marrëveshje nga të dyja palët, sepse në këtë lloj martese femra nuk konsiderohet as bashkëshorte me të drejta të plota si e tillë dhe as si skllave.

Ky është shfrytëzim i femrës me një mënyrë jo të lejuar nga Allahu i Lartësuar. Mënyra e lejuar nga i Madhëruari është ose bashkëshortësia, që ka kushtet e saj të përcaktuara, të cilat martesa el mut’ate nuk i plotëson, ose pronësia mbi një grua, si skllave e jotja.