– ”Mos ngrini krye kundër meje, por ejani të bindur në fenë e vërtetë!” – Mos ngrini krye kundër meje, por duhet të pranoni të jeni nën pushtetin Tim. Nënshtrohuni nën urdhrat e mi dhe të më vini si muslimanë. Një mesazh i shkurtër dhe i qartë në përmbajtjen e tij. I ndaloi nga arroganca dhe rebelimi, i ndaloi që të vazhdonin në gjendjen që ishin, i urdhëroi që të nënshtroheshin nën sundimin dhe urdhrat e Tij dhe të pranonin ftesën e tij në Islam. Nga kjo kuptohet se është e pëlqyeshme që letrat të fillohen me “Bismilah” dhe të vendoset emri i autorit në fillim të mesazhit.