Select Page

Kjo tregon për mëshirën e madhe të Allahut me njerëzit. Ai është më i mëshirshëm me ta sesa vetë prindërit e tyre me ta. Allahu i Gjithëmëshirshëm i ndaloi ata që të vrasin fëmijët e tyre nga frika e varfërisë e skamjes. Ai premton se është Furnizuesi i të gjithëve. Ai bën të ditur se vrasja e tyre është gjynah i madh, madje nga më të mëdhenjtë. Ky lloj gjynahu tregon se ata njerëz që e bëjnë nuk kanë asnjë pikë mëshirë në zemër, pasi guxojnë të marrin jetën e foshnjave, që janë krejt të pastër e të pafajshëm. Ata njerëz meritojnë ndëshkim të ashpër.