Select Page

– “Diçka si dënimi i popullit të Nuhut, të Adit, të Themudit dhe të brezave që erdhën pas tyre. Allahu kurrë nuk dëshiron padrejtësi për robërit e Tij.“ – Të gjithë ata kishin një të përbashkët: mohimin e Zotit dhe refuzimin e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Po ashtu, edhe përfundimi i tyre ishte i njëjtë për të gjithë: ndëshkim që në jetën e dynjasë, para ahiretit. Në fakt, Allahu nuk u bën kurrë padrejtësi robërve  dhe asnjëherë nuk e dëshiron diçka të tillë për ta. Ai kurrë nuk do t’i ndëshkonte ata, nëse nuk do të bënin ndonjë padrejtësi e gjynah. Pasi i frikësoi dhe i paralajmëroi për ndëshkimin në dynja, ai vijoi t’i paralajmëronte edhe për ndëshkimin në ahiret: