Select Page

A nuk shohin ata se sa e sa breza para tyre i shkatërruam, dhe ata kurrë nuk u kthyen (në dynja)?! A nuk shohin këta të mjerë se çfarë u ndodhi popujve të parë, të cilët, ashtu si ju, i mohuan profetët e Zotit? Allahu i shkatërroi dhe zbriti mbi ta dënimin e Tij të ashpër dhe të gjithë ata u shfarosën dhe u zhdukën. Ata nuk u kthyen më në këtë dynja dhe kurrë nuk kanë për t’u kthyer, por Allahu ka për t’i ringjallur pas vdekjes së tyre për t’u llogaritur dhe shpërblyer për atë që bënë. Për këtë arsye, tha: