Select Page

– “S’ka dyshim se është Zoti yt Ai që i jep me mbushulli atij, që do dhe ia kufizon atij, që do.” – Allahu na njofton se është Ai që ia zgjeron ose ngushton begatitë robërve , ashtu si Ai dëshiron. Këtë Ai e bën me urtësi të madhe dhe me diturinë e Tij gjithëpërfshirëse.

– “Ai di dhe sheh gjithçka mbi robërit e Tij.” – Allahu i shpërblen ata që Ai i sheh që janë të mirë në punët e tyre dhe përkujdeset që t’i rregullojë veprat e tyre, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij.