– ”Ndaj, ti largohu (distancohu) prej tyre dhe prit …” – Nëse ata arrijnë në këtë gjendje injorance e arrogance dhe kërkojnë ngutjen e ndëshkimit, atëherë distancohu prej tyre dhe prit, për të parë se çfarë do të ndodhë me ta. Dënimi është i pashmangshëm për ta, por Allahu ka vendosur një afat, i cili nuk shpejtohet e as nuk vonohet.
– ”… se edhe ata janë duke pritur.” – Edhe ata po presin për ty lloj-lloj ligësish dhe fatkeqësish. Por le ta dijnë se përfundimi i mirë i takon devotshmërisë ndaj Zotit.
Këtu përfundon tefsiri i sures Sexhde, me ndihmën e Allahut dhe mirësinë e Tij. Atij i takon lavdërimi më i plotë, të gjitha përlëvdimet dhe madhërimi!