Select Page

– “Po të donim, Ne do të mundësonim t’i shihje ata (hipokritë), dhe pastaj, me siguri, do t’i njihje nga shenjat e tyre.” – Do t’i njihje nga shenjat e tyre, që janë si vragat e dallueshme në fytyrë.

– “Ti do t’i njohësh ata përmes fjalëve të tyre.” – Ajo që fshihet brenda zemrave të tyre do të dalë në shesh nëpërmjet fjalëve, që do t’u shpëtojnë nga goja. Gjuha është zëdhënësja e zemrës: nëpërmjet saj shfaqet e mira dhe e keqja që fshihet në të.

– “Allahu i di mirë veprat tuaja.” – Për këto vepra, Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi. Pastaj në ajet flitet për sprovën më të madhe mbi robërit e Allahut, për xhihadin në rrugën e Tij: