Select Page

– “Po ju mund të doni diçka, veç nëse do Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” – Është dëshira e Allahut ajo që ekzekutohet dhe vihet në jetë. Ai është i Urtë dhe i Gjithëditur, kur udhëzon dikë në rrugën e drejtë, ashtu siç është i Urtë dhe i Gjithëditur kur lë në humbje dhe devijim atë që zgjedh humbjen dhe devijimin.