Select Page

– “Ata i thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, i Cili është i Urti e i Gjithëdituri”.” – Është Allahu i Plotfuqishëm Ai që e përcakton një gjë të tillë. Nuk ka asnjë çudi në caktimet e Zotit tënd. Ai është i Urti, që çdo gjë e vë në vendin që i takon. Ai është i Gjithëdituri, që në dijen e Tij ka përfshirë gjithçka. Kështu që, pranojeni caktimin e Allahut dhe tregohuni mirënjohës ndaj Tij. Më pas, Ibrahimi (a.s.) u tha: