– “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut.“ – Isai iu paraqit atyre si rob dhe adhurues i Zotit. Në fjalët e para të tij drejtuar popullit, ai u tregoi se ishte thjesht një krijesë, rob dhe adhurues i Zotit dhe nuk kishte asnjë cilësi që ta bënte të meritueshëm që të adhurohej si Zoti apo që të ishte bir i Zotit.
Allahu është i lartësuar, i dëlirë dhe i pastër nga trillimet e shëmtuara të të krishterëve, që në fakt, kundërshtojnë edhe vetë fjalën e Isait, kur tha: “Unë jam rob i Allahut.” Edhe pse pretendojnë se janë pasues të Isait, në të vërtetë ata tregojnë se janë kundërshtarë të tij me këtë trillim. Pastaj Isai tha:
– “Ai më ka dhënë mua Librin dhe më ka bërë profet.“ – Ai e ka përcaktuar të më japë mua Librin. Isai u bëri të qartë se ishte veçse rob dhe adhurues i Allahut. Ishte Allahu ai që i kishte mësuar Librin dhe e kishte bërë profet. Kështu e përshkruante Isai për veten e vet.