– “U lartësoftë madhështia e Zotit tonë që nuk ka nevojë të ketë grua a fëmijë!” – U lartësoftë madhështia e Allahut dhe u shenjtërofshin emrat e Tij! Duke dëgjuar për madhështinë e Allahut dhe duke e njohur Atë, xhindët arritën në përfundimin se pretendimi i atyre që thonë se Ai ka grua dhe fëmijë është i kotë dhe i turpshëm. Atij i takon madhështia dhe Ai është absolut në çdo cilësi që ka. Të pasurit grua dhe fëmijë cenon madhështinë dhe krenarinë e Tij, sepse bie në kundërshtim me faktin se Ai është i Pasuri, që nuk ka nevojë për asgjë prej krijesave të Tij.