– “Për Lajmin e madh e tronditës, për të cilin kanë aq shumë kundërshtime e polemika.” – Ata diskutojnë gjatë për Lajmin e madh, rreth të cilit kanë shumë kundërshtime, pasi e shohin atë si të pabesueshëm, megjithëse ai është i vërtetë dhe i padiskutueshëm. Nuk ka dyshim që ai do të ndodhë, por mohuesit e takimit me Allahun nuk e besojnë atë, edhe sikur t’u shfaqet çdo lloj mrekullie, derisa ndëshkimi i Allahut t’i rrëmbejë e përpijë. Më tej, i Lartësuari thotë: