– ”… për ata që e falin rregullisht namazin, …” – Falin namazet e detyrueshme, të pëlqyeshme e vullnetare. Ata i përkryejnë veprat dhe fjalët e namazit, si ato të jashtmet, ashtu edhe ato të brendshmet. Ata përpiqen vazhdimisht që të plotësojnë shtyllat e namazit, kushtet e saktësisë së tij, veprimet e domosdoshme madje edhe ato të pëlqyeshmet gjatë namazit. Ata kujdesen edhe për punët e brendshme e të fshehta të namazit, për atë që quhet
El Hushu’u – frika dhe ndjenja e mbikëqyrjes së Zotit. Pikërisht ky është shpirti dhe thelbi i namazit. Ndjenja e afërsisë dhe pranisë së Zotit është thelbi dhe synimi i namazit. Kjo kërkon, ndër të tjera, që adhuruesi të meditojë me qartësi dhe kujdes në atë që thotë dhe bën gjatë namazit.
– ”… dhe japin zekatin …” – Ata japin nga pasuria dhe mirësitë që u ka dhënë Zoti. Ata bëjnë si shpenzimet e detyrueshme, ashtu edhe ato të pëlqyeshme.
”… dhe janë të bindur për botën tjetër.” – Imani arrin deri në atë pikë sa zemrat e tyre mbushen me jakin, me siguri të plotë dhe pa asnjë dyshim në të. El Jakin është rezultat i diturisë së plotë që Zoti vendos në zemrën e robit. Ai të nënshtron për të punuar sipas imanit të pastër. Siguria e tyre e plotë për ahiretin i bën që të përpiqen shumë, për të dalë faqebardhë dhe për të fituar atje.
Për këtë arsye, ata janë të kujdesshëm dhe të ruhen nga çdo fjalë, punë e vepër që shkakton ndëshkimin. Kjo siguri në zemër për ditën e llogarisë para Zotit është themeli i çdo mirësie, prandaj duhet shumë punë për ta arritur dhe ruajtur në zemër. Nëse ajo cenohet dhe largohet, fatkeqësia është shumë e madhe. I Lartësuari thotë: