– “Ne e shpallëm Kur’anin në arabisht, që ju ta kuptoni.” – Është Allahu që e shpalli Kur’anin madhështor në gjuhën më të zgjedhur, më të qartë, më të kuptueshme, pra, në gjuhën arabe. Më pas, i Lartësuari tregon qëllimin e shpalljes së Kur’anit në arabisht, duke thënë: “… që ju ta kuptoni.”. Pra, Ai e përzgjodhi këtë gjuhë për Kur’anin, që mesazhit i Tij të jetë më i kuptueshëm dhe më i kapshëm për mendjen tonë.